Lidhje

Obama: Paqja me palestinezët, e ardhmja e Izraelit


Presidenti Barak Obama largohet sot nga Izraeli për në Jordani, ndalesa e tij e dytë e turneut të vizitave në Lindjen e Mesme. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Dan Robinson na informon se zoti Obama u tha dje izraelitëve se palestinezët meritojnë një shtet të pavarur dhe se e ardhmja e Izraelit varet në ndërtimin e një paqeje të qendrueshme.

I ndërprerë hera herës nga duartrokitjet dhe një moment nga një protestues, fjalimi kishte si qëllim të nxiste bresin e ri të izraelitëve ta shikojnë të ardhmen e tyre në nëj rajon gjithnjë e më të paqendrueshëm.

Zoti Obama sugjeroi se e ardhmja duhet të përfshijë marrjen parasysh të rreziqeve për arritjen e një paqeje të qendrueshme me një shtet të pavarur dhe të mirëorganizuar palestinez krahas një Izraeli të sigurt.

"Unë besoj se paqa është rruga e vetme drejt sigurisë së vërtetë. Ju keni mundësinë të jeni brezi që të sigurojë përgjithmonë ëndërrën zioniste, ose ju mund të gjendeni përballë një sfide gjithnjë e më të madhe të të ardhmen”.

Presidenti Obama tha se do të ishte më e lehtë për t’i ofruar mbështetje të pakushtëzuar Izraelit, por ai ofroi këshillën e tij si një mik që është thellësisht i shqetësuar dhe i angazhuar për të ardhmen e Izraelit.

Ai tha se Izraeli ka përballë sfida të mëdha politike në botën Arabe dhe ndryshimin të demografisë në Lindjen e Mesme.

Duke u angazhuar për një paqe të qendrueshme me palestinezët, izraelitët mund të shmangin izolimin dhe ndikimin e ekstremizmit.

"Asnjë hap e vetëm nuk mund të ndryshojë menjëherë çfarë kanë në zemër dhe mendje miliona njerëz. Asnjë hap i vetëm nuk do të fshijë ngjarjet historike dhe propagandën shumëvjeçare, por përparimi me palestinezët është një mënyrë e fuqishme për të shmangur ekstremistët të cilët fuqizohen nënpërmjet konfliktit dhe ndarjeve. Kjo do të ndryshojë gjendjen”.

Zoti Obama shtoi se sigurimi i Izraelit duhet të jetë esencial për arritjen e çdo marrëveshjeje dhe Izraeli do të ketë gjithnjë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.

Më herët në Bregun e pushtuar Perëndimor, zoti Obama u takua me Presidentin Mahmoud Abbas. Ai u bëri thirrje palestinezëve dhe izraelitëve të mos ngrijnë në “pozicionet e vjetra”, duke bllokuar kështu negociatat e paqes.

Presidenti Abas tha se politika izraelite e vendbanimeve është pengesa kryesore për zgjidhjen me dy shtete.

"Është detyimi i qeverisë izraelite që sëpaku të ndërpresë veprimtarinë, në mënyrë që ne të diskutojmë çështjet dhe kur ne të përcaktojmë kufijtë tanë sëbashku, secila palë do ta ketë të qartë teritorin e saj dhe mund të bëjë atje çfarë të dojë”.

Sot, Presidenti Obama viziton memorialin e viktimave të Holokaustit në Iad Vashem dhe bë një kurorë në varret e udhëheqësve izraelitë. Ai do të kthehet gjithashtu në Bregun Perëndimor për të vizituar Kishën e Lindjes në Bethlehem.

Zoti Obama niset pastaj për në Jordani, ku do të zhvillojë bisedime me Mbretin Abdullah mbi përpjekjet e paqes në Lindjen e Mesme, Sirinë dhe reformat politike dhe ekonomike.

XS
SM
MD
LG