Lidhje

Netanjahu i kërkon ndjesë Turqisë


Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu i ka kërkuar ndjesë Turqisë për sulmin detar vdekjeprurës në vitin 2010 dhe njoftoi një rifillim të plotë të marrëdhënieve diplomatike me Turqinë.

Pas këtij hapi, zyrtarët nga të dy vendet thanë se marrëdhëniet diplomatike ishin rivendosur plotësisht dhe në nivel ambasadorësh.

Kjo arritje diplomatike u lehtësua nga presidenti amerikan Barak Obama në fund të vizitës tre-ditore në Izrael.

Një deklaratë nga zyra e zotit Netanyahu thotë se marrëveshja erdhi gjatë një telefonate të premten midis kryeministrit izraelit Netanjahu dhe kryeministrit turk Erdogan.

Deklarata thotë se zoti Netanjahu i kërkoi ndjesë popullit turk për humbjen e jetës që ndodhi gjatë sulmit në vitin 2010 dhe shprehu keqardhje në lidhje me përkeqësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG