Lidhje

Militantët palestinezë hedhin raketa të tjera në Izrael

  • Zëri Amerikës

Militantët palestinezë hedhin raketa të tjera në Izrael

Militantët palestinezë hedhin raketa të tjera në Izrael

Militantët palestinezë kanë hedhur të paktën edhe 17 raketa të tjera në Izrael dhe ushtria izraelite filloi një sulm ajror në Rripin e Gazës në ditën e katërt rresht të dhunës në rajon.

Dhuna ka marrë jetën e 15 palestinezëve, nëntë izraelitëve dhe pesë egjiptianëve.
Policia palestineze thotë se trupat izraelite kanë arrestuar sot dhjetra anëtarë të Hamasit në jug të Bregut Perëndimor, vetëm disa orë pasi ky fraksion palestinez që vepron në Gazë hodhi raketa në drejtim të Izraelit.

Ushtria izraelite dhe militantët palestinezë kanë shkëmbyer sulme me njeri-tjetrin që nga prita e militantëve palestinezë brenda Izraelit në afërsi të kufirit egjiptian ku u vranë tetë izraelitë të enjten.

Izraeli thotë se militantët e Hamasit në Rripin e Gazës, kanë hedhur më shumë se 100 raketa në Izraelin jugor në ditët e fundit. Izraeli është përgjigjur me sulme ajrore që kanë vrarë kryesisht militantë palestinezë. Ka patur civilë të vrarë nga të dyja anët.

XS
SM
MD
LG