Lidhje

Izraeli bën thirrje për sanksione të reja ndaj Iranit

  • Zëri Amerikës

Izraeli bën thirrje për sanksione të reja ndaj Iranit

Izraeli bën thirrje për sanksione të reja ndaj Iranit

Ministri izraelit i Mbrojtjes Ehud Barak bëri thirrje për shtimin e sanksioneve mbi Iranin, një ditë pasi Shtetet e Bashkuara thanë se Teherani po ndjen presionin e masave ndërkombëtare që synojnë të detyrojnë ndalimin e pasurimit të uraniumit.

Barak tha pas një takimi me homologun e tij japonez në Tokio se ndërsa sanksionet e tanishme po japing ndikim, janë të nevojshme veprime të mëtejshme.

Shtetet e Bashkuara minimizuan pretendimet e Iranit dje për përparim në programin e tij bërthamor, duke thënë se Teherani kërkon të heq vëmendjen nga izolimi diplomatik në rritje.

Irani tha se ka instaluar një gjeneratë të re centrifugash për të pasuruar uranium dhe për herë të parë ngarkoi karburant bërthamor të prodhuar në vend në reaktorin kërkimor të Teheranit.

Izraeli dhe fuqitë perendimore dyshojnë se Irani po përpiqet të shpejtojë pasurimin e uraniumit në nivel më të lartë për të ndërtuar armën bërthamore. Irani thotë se aktiviteti i pasurimit synojnë të prodhojë karburant për uzinat energjitike dhe kërkime mjekësore.

XS
SM
MD
LG