Lidhje

Izraeli: Çështjet teknike po i vonojnë ambiciet e Iranit për armë bërthamore

  • Zëri Amerikës

Izraeli: Çështjet teknike po i vonojnë ambiciet e Iranit për armë bërthamore

Izraeli: Çështjet teknike po i vonojnë ambiciet e Iranit për armë bërthamore

Një ministër i Izraelit ka thënë se çështjet teknike po i vonojnë ambiciet e Iranit për të prodhuar armë bërthamore.

Ministri i Çështjeve Strategjike Moshe Yaalon i tha Radio Izraelit sot se përpjekjet e Iranit janë ngadalësuar më shumë se sa ç’besonte Shërbimi izraelit i Zbulimit më parë. Ai shtoi se Teherani mund të prodhojë armë bërthamore dhe brenda tre viteve të ardhshme.

Ministri Yaalon, ish kryekomandant i ushtrisë, nuk dha hollësi mbi vështirësitë teknike të Iranit, ose vlerësimin e ri lidhur me mundësitë e Iranit. Teherani thotë se programi i tij bërthamor ka qëllime paqësore.

XS
SM
MD
LG