Lidhje

Izraeli në kërkim të autorit të shpërthimit në një stacion autobusi në Jeruzalem


Izraeli në kërkim të autorit të shpërthimit në një stacion autobusi në Jeruzalem
Izraeli në kërkim të autorit të shpërthimit në një stacion autobusi në Jeruzalem

Autoritetet izraelite po kërkojnë për të dyshuar pas shpërthimit në afërsi të një stacioni autobusi në Jeruzalem, i cili la një person të vrarë dhe të paktën 31 të plagosur.

Autoritetet izraelite thanë se një pajisje me peshë një kilogram ishte vendosur në një çantë në afërsi të një stacioni qëndror autobusësh sot pasdite.

Shpërthimi dëmtoi një autobus në afërsi të hyrjes qëndrore për në qytet, një zonë që zakonisht frekuentohet nga shumë njerëz.

Pamjet televizive tregojnë viktimat që çohen në spital me barrela. Autobusi që kishte ndaluar në stacion u dëmtua rëndë.

Shpërthimi tronditi disa ndërtesa dhe theu xhama disa blloqe më tutje.

Presidenti Barak Obama i dënoi shpërthimet dhe bëri thirrje për përmbajtje nga grupet që mendojnë se mund të komplotojnë terror.

Sulmi vjen ndërkohë që rriten tensionet mes Izraelit dhe Hamasit që kontrollon Rripin e Gazës.

XS
SM
MD
LG