Lidhje

Izraeli rigjallëron planet e ndërtimit në Jeruzalem


Izraeli rigjallëron planet e ndërtimit në Jeruzalem
Izraeli rigjallëron planet e ndërtimit në Jeruzalem

Kryetari i bashkisë së Jeruzalemit rigjallëroi sot planet e ndërtimit që përfshijnë shkatërrimin e rreth 20 shtëpive palestineze në Jeruzalemin Lindor.

Kryetari i bashkisë Nir Barkat i ka kërkuar bordit të planimetrisë së Jeruzalemit të miratojë projektin Kopshtet Mbretërore

Kryeministri Benjamin Netanyahu i kishte bërë trysni zotit Barkat të pezullonte projektin në mars, duke shprehur shqetësime rreth imazhit ndërkombëtar për Izraelin.

Udhëheqësit palestinez e kanë cilësuar projektin si një tjetër përpjekje nga Izraeli për të çimentuar pretenzimin e tij mbi mbarë Jeruzalemin. Izraeli e aneksoi Jeruzalemin Lindor pas luftës me Jordaninë në vitin 1967.

Zyrtarët izraelitë tahnë se projekti është hartuar për të përmirësuar zonën Kopshtet Mbretërore, pjesë e lagjes Silvan. Ata thanë se plani kërkon shkatërrimin e shtëpive të ndërtuara në mënyrë ilegale. Palestinezët argumentojnë se e kanë patur tepër të vështirë të merrnin leje ndërtimi nga Izraeli.

XS
SM
MD
LG