Lidhje

Izraeli, shtetasi amerikano-izraelit, jo spiun

  • Zëri Amerikës
  • Uashington

Izraeli, shtetasi amerikano-izraelit, jo spiun

Izraeli, shtetasi amerikano-izraelit, jo spiun

Ministri i Jashtëm izraelit tha se një shtetas amerikano-izraelit nuk është spiun.

Avigdor Liberman tha sot përmes Radios së Ushtrisë se Ilan Grapel, i lindur në Shtetet e Bashkuara nuk kishte lidhje me shërbimet amerikane apo izraelite të zbulimit, pavarësisht nga sjellja e tij e pazakontë dhe e pakujdesshme.

Shtetet e Bashkuara thanë se një punonjës i konsullatës e vizitoi zotin Grapel dje në burg pas arrestimit të tij të dielën dhe urdhërit për ndalimin e tij për 15 ditë.

Shokët dhe familja e amerikano-izraelitit 27-vjeçar thonë se ai po punonte për një organizatë jofitimprurëse në Egjipt. Ata thanë se ai është student juridiku që flet arabisht dhe ka interest në Lindjen e Mesme.

Autoritetet egjiptiane thonë se i dyshuari ka hyrë në Kairo me 25 janar dhe është hequr si korrespondent i huaj.

XS
SM
MD
LG