Lidhje

Zyrtarë të lartë izraelit e palestinez do të takohen sot me sekretaren e Shtetit Hillary Klinton


Zyrtarë të lartë izraelit e palestinez do të takohen sot me sekretaren e Shtetit Hillary Klinton
Zyrtarë të lartë izraelit e palestinez do të takohen sot me sekretaren e Shtetit Hillary Klinton

Zyrtarë të lartë izraelit dhe palestinez do të takohen sot me sekretaren amerikane të Shtetit Hillary Clinton, si pjesë e përpjekjeve për të rifilluar bisedimet e paqes.

Zonja Klinton do të takohet me kryeministrin palestinez Salam Fajad dhe kryenegociatorin Saeb Erekat dhe më pas me ministrin izraelit të mbrojtjes Ehud Barak. Takimi do të mbahet para një fjalimi të rëndësishëm të sekretares Klinton ku do të parashtrohet angazhimi i administratës Obama në procesin e paqes.

Bisedimet e paqes pësuan një sprapsje këtë javë pasi Shtetet e Bashkuara hoqën dorë nga përpjekjet për të bindur Izraelin të zgjasë ndalimin e ndërtimeve të vendbanimeve të reja në Bregun Perendimor dhe Jeruzalemin Lindor.

XS
SM
MD
LG