Lidhje

Disa familje izraelite kundërshtojnë marrëveshjen e shkëmbimit me palestinezët


Disa familje izraelite kundërshtojnë marrëveshjen e shkëmbimit me palestinezët

Disa familje izraelite kundërshtojnë marrëveshjen e shkëmbimit me palestinezët

Izraelitët që kundërshtojnë shkëmbimin e qindra të burgosurve palestinezë me ushtarin izraelit të kapur rob Gilad Shalit, po bëjnë një përpjekje të fundit ligjore për të bllokuar marrëveshjen. Dje Gjykata e Lartë miratoi kërkesën e familjes Shalit, që të paraqiste para gjykatës argumentat e saj pro shkëmbimit. Familja e ushtarit thotë se çdo vonesë mund ta rrezikojë marrëveshjen delikate për lirimin e djalit të tyre. Sot familjet izraelite, anëtarë të të cilave janë vrarë nga sulmet palestineze, do t’i drejtohen Gjykatës së Lartë përmes avokatëve të tyre. Në të kaluarën gjykatat izraelite nuk i kanë pranuar kërkesa të ngjashme që synonin të parandalonin lirimin në masë të të burgosurve palestinezë.

XS
SM
MD
LG