Lidhje

Jacobson: Zgjidhja të gjendet nga palët e zgjedhura

  • Leonat Shehu

Ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Jacobson, tha sot në Prishtinë se zgjidhja e situatës politike duhet te gjendet nga të zgjedhurit e qytetarëve dhe jo me ndërhyrje nga jashtë. Ajo tha se i mbështet përpjekjet e Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga për të gjetur një zgjidhje që do të mundësonte formimin e institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e tetë qershorit. Presidentja edhe sot ka vazhduar takimet me udhëheqësit e partive politike në Kosovë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG