Lidhje

ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në Jalalabad


Zyrtarët në Afganistanin lindor, thanë se nga një sulm me armë dhe bomba në afërsi të konsullatës së Pakistanit në Jalalabad u vranë shtatë vetë nga personeli i sigurisë dhe u plagosën 10 persona, duke përfshirë tre civilë. Militantët e Shtetit Islamik morën përgjegjësinë për sulmin.

Policia afgane dhe dëshmitarët thanë se sulmi filloi me disa shpërthime masive pranë konsullatës, e cila ndodhet pranë asaj të Indisë, një spitali dhe disa shkolla.

Autoritetet afgane u thanë gazetarëve se tre personat që sulmuan kishin në shënjestër konsullatën e Pakistanit dhe planifikonin të hynin aty nga shtëpi ngjitur me të. Por ai tha se forcat e sigurisë e rrethuan shtëpinë dhe i vranë personat gjatë një shkëmbimi zjarri prej dy-orësh.

XS
SM
MD
LG