Lidhje

Jamala fiton Eurovizionin me një këngë me tone politike


Jamala nga Ukraina u zgjodh mbrëmë fituese në festivalin evropian të këngës Eurovizion.

Këngëtarja e lindur në Krime, përveç interpretimit artistik, bëri edhe një koment politik me këngën e saj “1944” – një referencë për deportimet me forcë të popullatës tartare të gadishullit të Krimesë nga vendlindja e tyre prej sovjetikëve.

Përfaqësimi individual i vendeve evropiane në këtë konkurrim e ka bërë prej kohësh festivalin një skenë sa muzikore, aq edhe politike. Këtë radhë komenti ishte një aludim i drejtpërdrejtë i aneksimit të Krimesë nga rusët. Jamala tha se ka në plan të përqëndrohet në këtë moment unik, pas fitores së mbrëmshme dhe më pas do të fillojë projekte të tjera muzikore.

XS
SM
MD
LG