Lidhje

SHBA: Drejtori i DNI, James Clapper jep dorëheqjen


Drejtori i Shërbimit Kombëtar të Zbulimit, James Clapper sot paraqiti dorëheqjen, por shtoi se do të qëndrojë në detyrë deri në fund të administratës së presidentit Obama.

Njoftimin ai e bëri gjatë një dëshmie para një komisioni të Kongresit për çështjet e zbulimit, duke shtuar se “letrën e dorëheqjes e dorëzoi mbrëmë dhe se ndihet mirë”.

James Clapper, 75 vjeç ka qënë në krye të agjencisë së zbulimit që nga viti 2010 dhe kishte disa muaj që kishte thënë se do të largohej nga detyra pas përfundimit të mandatit të presidentit Obama në janar.

Ai ka shërbyer në qeverinë ferdearale për 6 dekada, duke filluar si officer i forcave ajrore në vitin 1960.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG