Lidhje

James Comey fillon detyrën e Drejtorit të FBI-së


Presidenti amerikan Barak Obama instaloi në detyrën e drejtorit të ri të Byrosë Federale të Hetimeve, FBI, zotin James Comey.

Presidenti Obama dje vlerësoi zotin Comey, duke e përshkruar atë si një njeri që di se çka është e drejtë dhe çka është e padrejtë, dhe çdo ditë është i gatshëm të veprojë mbi këtë bazë.

54-vjeçari Comey ka shërbyer si zëvendës prokuror i përgjithshëm Shteteve të Bashkuara në administratën e ish presidentit George W. Bush. Gjatë asaj kohe, ai u bë i njohur për kundërshtimin e kërkesave të Shtëpisë së Bardhë për përgjimet pa leje.

Ky program i përgjimeve u rishfaq si një çështje e debatueshme në fillim të këtij viti, kur u zbulua se qeveria amerikane ka lejuar funksionimin e një programi të gjërë survejimi që kishte në shënjestër përgjimin e Internetin dhe telefonave. Presidenti Obama e ka mbrojtur me vendosmëri këtë program.

James Comey zëvendëson zotin Robert Mueller, i cili mori drejtimin e FBI-së menjëherë pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit, 2001.
XS
SM
MD
LG