Familja e James Foley-t, gazetarit amerikan të ekzekutuar nga grupi terrorist Shteti Islamik, beson se ai mund të ketë sakrifikuar veten për të shpëtuar pengjet e tjerë.
Familja Foley u përpoq të mblidhte para si shpërblim për lirimin e gazetarit, por ishte shumë larg grumbullimit të 130 milion dollarëve që kishin kërkuar terroristët.
Ndërsa vendet evropiane kanë paguar shpërblime për shtetasit e tyre të rrëmbyer, Shtetet e Bashkuara nuk bëjnë pagesa të tilla.
Grupi Shteti Islamik i dërgoi familjes Foley një email ditën përpara ekzekutimit, ku thoshin se "ne nuk do të ndalemi derisa të shuajmë etjen tonë për gjakun tuaj."
Babai i gazetarit tha se ai mendonte se emaili sinjalizonte një mundësi për të negociuar marrëveshjen për shpërblimin. Por ai shtoi se nuk e kishte kuptuar se sa i egër ishte grupi Shteti Islamik.
Familja mori një telefonatë ngushëllimi nga Papa Françesku.