Lidhje

James Murdoch jep dorëheqjen si kryetar i grupit satelitor BSkyB

  • Zëri Amerikës

James Murdoch dha dorëheqjen si kryetar i grupit satelitor me pagesë BSkyB, duke thënë se nuk deshi që emri i tij të shoqërohet me një skandal përgjimesh telefonike që do të dëmtonte kompaninë e tij.

Në një letër drejtuar bordit të BSkyB, Murdoch thotë se ai dha dorëheqjen për shkak të publicitetit negativ rreth News Corp, pjesërisht pronare e BSkyB.

News International, Filiali i kompanisë News Corp, që kontrollon operacionet e shtypit të kësaj kompanie në Britani, është nën hetim për përgjim telefonash.

James Murdoch, i biri i manjatit të medias Rupert Murdoch, tha se dorëheqja do të ndihmojë për të siguruar se qëndrimi i tij është i qartë rreth këtij skandali.

Më parë këtë vit, James Murdoch dha dorëheqjen si kryetar i News International. Ai ka mohuar çdo njohuri rreth zërave të përhapur për një përgjim telefonike nga ana e tabloidit "News of the World", të botuar nga News International-it, i cili është në qendër të skandalit që u shfaq vitin e kaluar.

XS
SM
MD
LG