Lidhje

Aktori veteran James Reynolds, aktiv në angazhimet ndaj komunitetit ku jeton

  • Mike O'Sullivan

James Raynolds është familjar për shumë shikues të programeve televizive të paradites në Shtetet e Bashkuara. Për më shumë se 30 vjet, ai ka interpretuar në serialin televiziv “Ditët e jetëve tona” , duke shënuar intepretimin më të gjatë të një aktori afrikano ameikan në një televizion amerikan. Në vazhdim do të njihemi me një aspekt tjetër të jetës së këtij aktori, atë të bamirësisë dhe të angazhimit për të ndihmuar komunitetin e tij në Kaliforni.

Çdo të enjte në mbrëmje, James Reynolds është trajnier i një skuadre basketbolli për femra.

Reynolds thotë se kjo është një mënyrë për të qenë aktiv dhe i angazhuar me komunitetitn.

Pesë ditë të javës Reynolds interpreton Abe Carverin, kryetarin e bashkisë së qytetit që nuk ekziston Salem në telenovelën ‘Ditët e jetëve tona”.

Me imazhin tashmë simbol të orës së xhamtë , Raynold thotë se kjo telenovelë ka adhuruesit e saj në Shtetet e Bashkuara si dhe në vendet të tjera, si Afrika e Jugut apo Franca.

“Telenovela ku marr pjesë tashmë ka 46 vite që vazhdon. Gjatë këtyre viteve, shumica e njerëzve që jetojnë në Amerikë por edhe të tjerë e kanë parë filmin “Ditëtë e jetëve tona” dhe kanë parë të paktën orën e xhamtë apo kanë dëgjuar zërin e Macdonald Careyit në fillimin e çdo serie”.

Filmi ku ai është pjesmarrës portretizon jetët, dashuritë dhe intrigat e njerëzve të pasur.

“Më pëlqen ky film dhe personazhi im nuk është me pak probleme dhe vazhdon që t’i ketë ato. Kjo bën që filmi të ketë shikueshmëri të mirë”.

Reynolds u lind në shtetin e Kansasit. Ai shërbeu në flotën amerikane e më pas hyri në kolegj. Ai bën humor me këtë fakt duke thënë se u regjistrua në kursin e teatrit pasi një shok i kishte thënë se është vend i mirë për t’u takuar me vajza. Më pas ai punoi si gazetar që mbulonte zhvillimet kulturore e më pas nisi punën si aktor.

Reynold sëbashku me bashkëshorten e tij aktoren Lissa Layang Reynold, ndihmojnë teatrin e vogël Fermont Centre Theatre në Pasadenën e Jugut. Pjesa e fundit që ata vunë në skenë, solli shumë banorë të zonës për të ndjekur interpetimin e aktorëve profesionistë të Hollivudit.

Reynolds ishte regjisor i shfaqes me titull “Holding on- Letting go”. Lissa Layng Reynolds thotë se bashkëshorti i saj ka vizionin dhe durimin për të rrëfyer një histori si kjo- një çift që përballet me sëmundjen e rëndë të kryefamiljarit të saj.

“Është vërtetë jo mirë që James është i zënë me serialin televiziv, sepse ai mund të ishte një regjizor me kohë të plotë”.

Aktorja veterane e Hollivudit Iona Morris, një prej aktoreve që luajnë në pjesën teatrore, thotë se historia e rrëfyer nga James Reynolds është e ndjeshme.

“Ai ka aftësinë që të krijojë një ndjenjë shumë të mirë mes aktorëve, ne ndjehemi si një familje. Kjo është e mrekullueshme.”

Reynolds është aktiv edhe në punët e bamirësisë dhe merr pjesë në Organizatën e quajtur USO, Organizatat Për Shërbimin e Bashkuara, e cila organizon turne tek trupat luftarake jashtë vendit . Ai ka vizituar Kuvajtin dhe shumë vende të tjera për të qenë në kontakt me amerikanë që shërbejnë jashtë atdheut.

“Jam ish marins, dhe e vlerësoj shumë atë që bëjnë trupat tanë kur janë në front“.

Kolegia e tij për një kohë të gjatë Deidre Hall në filmin “Ditët e jetëve tona” thotë se është kënaqësi të punosh me Reynoldsin.

“Ai është i qëndrueshëm, i kujdesshëm dhe njerëzor sa çdo njeri tjetër. Por ai nuk flet për këtë aspket të tij”.

Reynold është një prej aktorëve të talentuar e me fat të cilët kan pasur punë regullisht në Hollywood sepse ka arritur të marrë role në telenovela me seri të shumta.

“Mendoj se kemi përgjegjësi për të ndihmuar komunitetet tona. Mendoj se duhet bërë kështu. Mendoj se duhet të jepni çfarë do që të keni mundësi”.

James Raynold thotë se atij i pëlqen jeta tij e planifikuar kështu, si në sheshin e xhirimeve edhe jashtë tij
XS
SM
MD
LG