Lidhje

Stavridis: Jemi të përkushtuar ndaj sigurisë në Kosovë

  • Leonat Shehu

Stavridis: Jemi të përkushtuar ndaj sigurisë në Kosovë

Stavridis: Jemi të përkushtuar ndaj sigurisë në Kosovë

Komandanti i lartë i NATO-s, admirali amerikan Xhejms Stavridis, ritheksoi sot përkushtimin e kësaj aleance ndaj ruajtjes së një mjedisi të qetë dhe të sigurt në Kosovë.

Admirali Stavridis i cili qëndroi dy ditë në Kosovë, është takuar me udhëheqësit e vendit si dhe ka vizituar manastirin e Deçanit, një nga tempujt më të rëndësishëm ortodoks në vend.

Në njoftimet e zyrave të drejtuesve të lartë të Kosovës thuhet mes të tjerash se admirali Stavridis i ka shprehur mbështetje edhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Vizita e komandantit të lartë të NATO-s përkoi me stërvitjet pesëditëshe të trupave paqeruajtëse në Kosovë, të cilat synojnë forcimin e aftësive të KFOR-it, për të reaguar ndaj çdo cënimi të sigurisë. Autoritetet e NATO-s thanë se kjo stërvitje nuk ka të bëjë me ndonjë kërcënim të veçantë, veçse është pjesë e përgatitjes së KFOR-it për t'ju përshtatur rrethanave të reja të krijuara me procesin e shkurtimit të pranisë së tij në vend.

Aktualisht në Kosovë shërbejnë rreth 10 mijë trupa të NATO-s, ndërsa shkurtimet e mundshme të mëtejshme të kësaj pranie sipas zyrtarëve të saj, do të varen nga zhvillimet në terren

XS
SM
MD
LG