Lidhje

Janet Yellen kryetarja e re e Rezervës Federale


Janet Yellen bëri sot betimin në Uashington si kryetarja e re e Rezervës Federale.

Zonja Yellen ka qenë zëvendës kryetarja e Rezervës Federale dhe bëhet e para grua që drejton këtë institucion në historinë e tij 100 vjeçare.

Disa ekonomistë thonë se zonja Yellen ka gjasa të ndjekë politikat fiskale të ish-kryetarit Ben Bernanke, që i reduktoi përqindjet e interesit në nivele historikisht të ulëta, si pjesë e një përpjekjeje për ta nxjerrë ekonominë nga kriza.

Por ekspertë të tjerë thonë se ajo mund ta vërë theksin tek lufta kundër papunësisë.
XS
SM
MD
LG