Lidhje

Japoni, japin dorëheqjen dy ministre


Dy nga pesë ministret femra në kabinetin e Kryeministrit Shinzo Abe kanë dhënë dorëheqjen. Ministret i dhanë dorëheqjet sot, pasi u akuzuan për shpërdorim fondesh politike për të blerë vota.

Akuzat kundër Ministres së Tregtisë Yuko Obuchi, e bija e ish-kryeministrit, filluan të dalin javën e kaluar kur u fol se ajo kishte shpenzuar qindra miliona dollarë nga fondet elektorale për të blerë bileta për shfaqje si dhe dhurata të tjera për pjesëtarë të elektoratit të saj.

Disa orë pas dorëheqjes së zonjës Obuchi, Ministrja e Drejtësisë Midori Matsushima dha dorëheqjen, pasi u akuzua se kishte shkelur ligjin elektoral duke u shpërndarë votuesve në zonën e saj elektorale anarë letre me emrin dhe fotografinë e saj. Ajo pretendon se fanarët duhen lejuar si objekt i ngjashëm me fletushkat.

Kryeministri Shinzo Abe u shpreh se i kishte emëruar ato në kabinet dhe mbante përgjegjësi për veprimet e tyre.

XS
SM
MD
LG