Lidhje

Shinzo Abe emërohet kryeministër i Japonisë


Kryeministri i ri konservator i Japonisë Shinzo Abe emëroi kabinetin e tij të dominuar nga aleatë të ngushtë ndërsa kthehet në post me premtimin për të rigjallëruar ekonominë e dobët të vendit dhe për të mbajtur një qëndrim më të prerë për sfidat territoriale me fuqitë fqinje. Shinzo Abe është konfirmuar si kryeministër i ardhshëm i Japonisë, duke shënuar një kthim në pushtet për politikanin veteran dhe partinë e tij Liberal Demokrate.

Dhoma e ulët e parlamentit të Japonisë sot me shumicë dërrmuese votash i dha mandatin zotit Abe për të formuar një qeveri të re, dhjetë ditë pasi partia kondervatore mundi Partinë Demokratike të Japonisë në zgjedhjet parlamentare.

Zoti Abe është kryeministri i shtatë i Japonisë në gjashtë vite. Në vitin 2006 ai mori postin e kryeministrit, por një vit më vonë dha dorëheqjen për shkak të problemeve shëndetësore.

“Unë dua të mësojë nga përvoja e administratës sime të mëparshme, përfshirë vështirësitë, dhe synojë ndërtimin e një qeverie të qëndrueshme”.

Partia Demokratike e Japonisë mori pushtetin në vitin 2009, duke i dhënë fund sundimit të gjatë dhjetëra vjeçar të Partisë Liberal Demokrate, por humbi mbështetjen e votuesve për shkak të dështimit në përpjekjet për të përmirësuar ekonominë dhe perceptimit për mungesë të një udhëheqje të fortë.

“Ne do t’ia kalojmë administratës së ardhshme një vit e tre muaj të përpjekjeve që kemi bërë për trajtimin e çështjeve të rëndësishme të vendit. Shpresojmë se qeveria e ardhshme do t’i trajtojë këto çështje në një mënyrë të përshtatshme”.

Zoti Abe ka udhëhequr Partinë Liberal Demokrate drejt fitores me një platformë e cila bënë thirrje për lehtësimin e politikave monetare dhe rritjen e shpenzimeve publike për të ringjallur ekonominë japoneze. Ai gjithashtu u zotua se do të mbajë një qëndrim më të ashpër ndaj Kinës për mosmarrëveshjet territoriale në Paqësor.

Zoti Abe emëroi ish-kryeministrin Taro Aso në postin e ministrit të financave. Fumio Kishida, një ish ministër i shtetit për çështjet që lidhen me ishullin Okinawa, do të marri postin e ministrisë së jashtme.

Partia Liberal Demokrate ka fituar 293 vende në dhomën e ulët të parlamentit me 480 vende, ndërsa partneri i saj i koalicionit New Komeito ka fituar 31 vende. Partia Liberal Demokrate ruajti kontrollin në dhomën e lartë të parlamentit e cila ka më pak fuqi.

XS
SM
MD
LG