Lidhje

Japoni: Hapet ekspozita e teknologjisë së avancuar


Japoni: Hapet ekspozita e teknologjisë së avancuar
Japoni: Hapet ekspozita e teknologjisë së avancuar

Teknologjia më e avancuar, pamjet tre dimensionale dhe realiteti virtual janë shfaqur në ekspozitën digjitale në Japoni. Ekspozita Digital Content Expo 2010 është hapur në Muzeun Kombëtar të Shkencës dhe Krijimtarisë në Tokio, ku mes tjerash është prezantuar edhe një tavolinë me ekran virtual. Në këtë tavolinë lojtarë mund të lëvizin imazhet me duar dhe gishtrinjë pa prekur ekranin.
E krijuar nga bashkëpunimi mes një kompanie japoneze dhe inxhinierëve francezë, kompania LM3LABS Corp, “Airstrike” do të lejoj njerëzit të manipulojnë me imazhet e projektuara duke i lëvizur ato me duar dhe gishta pa e prekur ekranin e kompjuterit.
Nuk duhet ndonjë ekran specifik për të projektuar imazhet por duhet instaluar një kamerë audiovizuale në dysheme, e cila përcjellë lëvizjet e duarëve dhe krahëve. Softueri kompjuterik pastaj llogaritë të dhënat dhe projekton lëvizjet e imazhit ndërkohë që duart lëvizin.
Shefja ekzekutive i kompanisë LM3LABS Corp. Yumiko Misaki thotë se kjo teknologji mund të përdoret për simbolet digjatale, në muzeume dhe në galeri.

“Kamera e instaluar kryen funksionin e syrit të njeriut dhe softueri llogaritë të dhënat e transmetuar nga kamera. Kështu mund të lëvizen pamjet dixhitale në ekran duke përdorur duar dhe gishtërinjtë ashtu siq bëhet kur përdoret mausi i kompjuterit.”

“Airstrike” i përshtatet karakteristikave të lëvizjes së përdoruesit dhe mund të identifikojë deri në 20 lëvizje të ndryshme të duarëve dhe gishtërinjëve.
Ky stil virtual japonezë i shahut përdor një mekanizëm të njejtë.
Kamera projektuese instalohet mbi tavolinën e shahut. Kjo kryen funksionin e ekranit dhe përcjellë lëvizjet e dorës së lojtarit dhe projekton figurat e shahut në bazë të lëvizjeve të lojtarit.
Në këtë rast lojtari kënaqet duke luajtur shah dhe argëtohet nga objektet tjera në lëvizje që mund të projektohen në objekte tjera si krapi, lloj i peshkut japonezë.
Mund të duket sikur këta njerëz po luajnë me një lodër të zhurmshme por në tryezën MU3-Table është vendosur një ekran virtual për shumë lojtarë.
Kjo tavolinë mundëson angazhimin e shumë lojtarëve për të krijuar së bashku gjëra të ndryshme si muzikë.
Tryeza-ekran e krijuar në laboratorin e profesorit Masaichi Furuichi, mund të identifikoj shumë lojtarë dhe identifikon lojtarin i cili prek tavolinën ndërkohë që ai e shpjegon këtë veprim.

“Kjo karrike në të cilën jam ulur tani është e pajisur me ndjesorë të cilët përçojnë rrymë elektrike. Në momentin kur lojtari prek tryezën-ekran rryma elektrike lëvizë nga dora e lojtarit në tavolinë dhe përmes karrikës formohet një qark elektrik mes trupit të lojtarit dhe tryezës. Në këtë mënyrë, tavolina me ekran virtual mund të identifikoj personin që prek sipërfaqen e tavolinës.”

Profesor Faruichi thotë se ky koncept mund për të zgjerohet për t’u përdorur nga bizneset ku një numër njerëzish mund të japin fjalime në të njejtën kohë duke përdorur të njejtin ekran.
Ekspozita Digital Content Expo 2010 po mbahet në Muzeun Kombëtar të Shkencës dhe Krijimtarisë në Tokio.

XS
SM
MD
LG