Lidhje

Japoni: Përkujtohet dyvjetori i cunamit


Japonia mbajti një minutë heshtje për të shënuar dy vjetorin e tërmetit shkatërrues dhe cunamit që morri jetët e 19 mijë njerëzve dhe shkaktoi aksidentin më të rëndë bërthamor që nga katastrofa e Çërnobilit në vitin 1986.

Në ceremoninë e zhvilluar sot në Tokio, morri pjesë Perandori Akihito dhe zyrtarë të lartë qeveritar duke mbajtur një minutë heshtje në orën 2:46 minuta, pikërisht koha kur tërmeti me magnitude 9 goditi më 11 mars të vitit 2011 bregdetin verilindor të Japonisë.

Ndërkohë në mbarë Japoninë ishin planifikuar demonstrata anti-bërthamore.
XS
SM
MD
LG