Lidhje

Protesta në Tokio kundër energjisë bërthamore


Në Japoni sot u mbajt një demonstratë jashtë Paralmentit, ku pjesëmarrësit i bënë thirrje qeverisë t’i japë fund programit të energjisë bërthamore, pas krizës së shkaktuar nga termocentrali i Fukushimës.

Demonstrata u organizua nga Koalicioni Kundër Armëve Bërthamore. Pjesëmarrësit shprehën frikën për përsëritjen e shpërthimit që ndodhi vitin e kaluar në termocentralin e Fukushimës, të shkaktuar nga tërmeti dhe cunami. Aksidenti e detyroi Japoninë t’i ç’aktivizojë të 50 reaktorët që ishin në funksionim.

Qeveria japoneze ka premtuar të kalojë nga përdorimi i energjisë bërthamore në energji të rinovueshme, si ajo diellore dhe e erës, por nuk ka dhënë ndonjë afat për këtë kalim.
XS
SM
MD
LG