Lidhje

Japoni: Fillon heqja me pompë e ujit radioaktiv

  • Zëri Amerikës

Japoni: Fillon heqja me pompë e ujit radioaktiv

Japoni: Fillon heqja me pompë e ujit radioaktiv

Punonjësit japonezë nisën të tërheqin me pompa, ujin me radioaktivitet të lartë nga reaktori i dëmtuar rëndë nga cunami i 11 marsit në uzinën e Fukushimës. Ky është hapi i parë i rëndësishëm përpara se sistemi ftohës i uzinës të riparohet.

Kompania elektrike e Tokios që ka marrë përsipër punimet tha se duhet të hiqen 10 mijë tonë ujë nga ndërtesa ku ndodhet reaktori 2 në uzinë, përgjatë tre ose 4 javëve të ardhshme. Llogaritet se rreth 25 mijë tonë ujë radioaktiv gjendet në katin përdhes të uzinës.

Teknikët do të nisin riparimet përmes një tuneli pranë katit përdhes, ku ndodhet uji radioaktiv. Agjencia japoneze e sigurisë bërthamore për herë të parë dje pranoi se shufrat radioaktive kanë shkrirë në të tre njësitë e uzines, por nuk u dhanë shpjegime të hollësishme.

XS
SM
MD
LG