Lidhje

Japoni: Hapet festivali i përvitshëm i borës


Japoni: Hapet festivali i përvitshëm i borës
Japoni: Hapet festivali i përvitshëm i borës

Sot në Japoni, në qytetin e Saporos, është hapur festivali i përvitshëm i borës, ku janë ekspozuar skulptura masive prej bore dhe akulli.

Në kuadrin e festivalit, i cili pritet të tërheqë mbi 2 milionë vizitorë, janë hapur 3 qendra të ndryshme, ku janë ekspozuar 250 skulptura bore.

Mes skulpturave janë ajo e Hollit të Lutjeve për të Korra të Mira, që ndodhet në Tempullin e Parajsës në Pekin, një objekt i përfshirë në trashëgiminë kulturore botërore, Muri i Madh i Kinës, linja e godinave të qytetit jugokorean Dazhion-Guanioski dhe disa personazhe të famshme të filmave vizatimorë.

Megjithëse Saporo në këtë periudhë të vitit është i mbuluar nga bora, organizatorëve iu desh të sillnin 600 kamionë me borë për ndërtimin e skulpturave.

XS
SM
MD
LG