Lidhje

Japoni: Helikopterët hedhin ujë mbi centralin e dëmtuar

  • Zëri Amerikës

Japoni: Helikopterët hedhin ujë mbi centralin e dëmtuar

Japoni: Helikopterët hedhin ujë mbi centralin e dëmtuar

Zyrtarët japonezë kanë dislokuar helikopterë ushtarakë në Fukushima për të hedhur ujë mbi uzinën bërthamore Daiichi të dëmtuar nga tërmeti, në përpjekje për të ftohur reaktorët.

Zyrtarët po përpiqen të shmangin një rrjedhje katastrofike të lëndëve radioaktive nga reaktorët. Televizioni japonez tregoi sot në mëngjes helikopterë tek hidhnin ujë mbi uzinë.

Zyrtarë të lartë thanë se kanë angazhuar edhe pompa uji në përpjekje për të lagur reaktorët nga toka. Përpjekjet do të fillojnë më vonë sot për të rikthyer energjinë elektrike në uzinë në mënyrë që uji i detit të mund të hidhet vazhdimisht mbi reaktorë.

Shtëpia e Bardhë thotë se Presidenti amerikan Barak Obama ka ofruar ndihmën amerikane për t’u përballur me krizën në një bisedë telefonike me kryeministrin Naoto Kan sot në mëngjes.

Një zyrtar i lartë amerikan thotë se ekziston rreziku për nivele të dëmshme të rrezatimit nga centrali, i cili është dëmtuar javën e kaluar nga një tërmet masiv dhe cunami që pasoi. Kreu i Komisionit Rregullator Bërthamor, Gregori Jaçko, u tha ligjvënësve në Uashington të mërkurën se sistemet e ftohjes brenda uzinës kishin dështuar.

XS
SM
MD
LG