Lidhje

Japonia, ankesë Kinës për incidentin detar


Japonia thotë se javën e kaluar një anije luftarake kineze vuri në shënjestër me anë të radarit një anije të marinës japoneze pranë një grupi ishujsh të diskutuar në Detin e Kinës Lindore.

Ministria japoneze e mbrojtjes i paraqiti Kinës një ankesë për incidentin e 30 janarit, i fundit në serinë e përshkallëzimeve të rrezikshme në mosmarrëveshjen e gjatë territoriale mes dy vendeve.

Ministri i Mbrojtjes Itsonuri Onodera e quajti sot hapin e ndërrmarë nga Kina si “shumë të parregullt”. Ai tha se radari i cili kishte në shënjestër anijen japoneze përdoret zakonisht për të ndihmuar orientimin e raketave.

Ndonëse nuk ka patur përballje të mëdha, Kina vazhdimisht ka dërguar anije qeveritare pranë ishujve të administruar nga Japonia. Analistët thonë se patrullime të kësaj natyre kanë për qëllim të vendosin kotrollin në zonë.
XS
SM
MD
LG