Lidhje

Japoni, Kryeministri Khan jep dorëheqjen si president i Partisë Demokratike

  • Zëri Amerikës

Japoni, Kryeministri Khan jep dorëheqjen si president i Partisë Demokratike

Japoni, Kryeministri Khan jep dorëheqjen si president i Partisë Demokratike

Kryeministri japonez Naoto Khan bëri sot të njohur dorëheqjen si president i Partisë Demokratike të Japonisë, që i jep fund edhe postit të tij si kryeministër.

Zoti Kahn ka qenë nën presionin e vazhdueshëm për të dhënë dorëheqjen, për shkak të pakënaqësive lidhur me mënyrën se si qeveria ju përgjigj tërmetit dhe cunamit të 11 marsit.

Zoti Khan pritet të largohet zyrtarisht nga posti i kryetarit të partisë dhe ai i kryeministrit, pasi Partia Demokratike e Japonisë të zgjedhë të hënën e ardhshme një president të ri. Të martën ligjvënësit do të votojnë për kryeministrin e ri të vendit.

XS
SM
MD
LG