Lidhje

Japoni: Kryeministri Nato Kan viziton rajonin e shkatërruar


Japoni: Kryeministri Nato Kan viziton rajonin e shkatërruar
Japoni: Kryeministri Nato Kan viziton rajonin e shkatërruar

Kryeministri japonez Naoto Kan vizitoi për herë të tretë rajonin verior të shkatërruar nga tërmeti dhe cunami dhe u tha banorëve se qeveria do të bëjë gjithçka është e mundur për t’i ndihmuar.

Kryeministri Kan bisedoi me zyrtarët e ushtrisë japoneze dhe amerikane dhe i lavdëroi ata për bashkëpunimin. Vizita vjen ndërkohë që forcat e dy vendeve kanë filluar një përpjekje tjetër për të gjetur 15 mijë persona që ende figurojnë të zhdukur pas katastrofës së 11 marsit.

Dje, ministri i Ekonomisë, Tregëtisë dhe Industrisë, Banri Kaieda u tha gazetarëve në Tokio se kushtet e punës në uzinën bërthamore të Fukushimës janë përmirësuar, por paralajmëroi se kriza ende nuk ka përfunduar.

XS
SM
MD
LG