Lidhje

Japoni: Liberal-Demokratët fitojnë zgjedhjet


Partia Liberal Demokratike e Japonisë kthehet në pushtet pas zgjedhjeve të djeshme parlamentare, duke krijuar kështu mundësinë për konservatorët dhe aleatët e tyre të formojnë një qeveri të re që pritet të ndjekë një program shumë të rreptë sigurie dhe të miratojë reforma drastike në ekonomi.

Kanali televiziv NHK tha se LDP, e udhëhequr nga ish kryeministri Shinzo Abe fitoi 293 vende dhe partineri i tij i koalicionit Nju Komeido 31 vende nga 480 vendet e Dhomës së Përfaqësuesve. Kjo i siguron atij një shumicë prej 2/3, e mjaftueshme për fituar ndaj dhomës së lartë, ku Partia Demokratike e Japonisë në pushtet ka shumicën si parti e vetme.

DPJ, e udhëhequr nga Kryeministri i tanishëm Jushihiko Noda, fotoi vetëm 57 vende në zgjedhjet e djeshme. Zoti Noda dha menjëherë dorëheqjen si kryetar partie, duke pranuar se DPJ nuk kishte qënë në gjendje të përmbushte aspiratat e publikut.

Duke komentuar për rezultatet, zoti Abe tha se populli i Japonisë i tha “jo” konfuzionit politik të shkaktuar gjatë tri vjetëve të fundit nga Partia Demokratike e Japonisë. Ai tha se populli ka kërkuar përtëritjen e ekonomisë së Japonisë dhe ky do të jetë misioni i tij më i rëndësishëm.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama e përshëndeti zotin Abe për suksesin dhe tha se pret me optimizëm të bashkëpunojë me qeverinë e re të Japonisë. Në një deklaratë me shkrim, zoti Obama theksoi rëndësinë e alenacës SHBA-Japoni, e cila “shërben si gurthemel i paqes dhe begatisë në rajon”, siç u shprej presidenti.
XS
SM
MD
LG