Lidhje

Japoni: Niveli i radiaktivitetit 3 mijë herë më i lartë se ai i lejuar


Japoni: Niveli i radiaktivitetit 3 mijë herë më i lartë se ai i lejuar
Japoni: Niveli i radiaktivitetit 3 mijë herë më i lartë se ai i lejuar

Agjencia për Sigurinë Bërthamore e Japonisë thotë se jodi radioaktive është gjetur në një nivel 3 mijë herë më të lartë sesa niveli i lejuar në oqean në afërsi të uzinës bërthamore të Fukushimës.

Zyrtarët thanë sot se mostrat e ujit me nivelin më të lartë të regjistruar deri tani u gjetën rreth 300 metra larg centralit të Fukushimës, i cili ka patur rrjedhje radioaktive që kur sistemi i ftohjes u bllokua nga tërmeti masiv dhe cunami i 11 marsit.

"Siç e kam thënë edhe më parë dhe e kemi konfirmuar me Komisionin e Energjisë Atomike të Japonisë, zona prej 20 kilometrash përreth reaktorit bërthamor Dai-ichi është evakuuar, madje është pezulluar peshkimi në këtë zonë. Kështu që nuk ka të ngjarë që kjo të ndikojë banorët në rrethina,"- tha zyrtari.


Kriza bërthamore dhe katastrofa nayrore kanë lënë më shumë se 27 mijë e 500 njerëz të vdekur ose të zhdukur. Zyrtarët japonezë thanë se po punojnë me urgjencë për të përcaktuar shkakun ekzakt të rritjes së nivelit të jodit në mostrat e ujit të mbledhura dje të cilat regjistruan një nivel 3 mijë e 355 herë më të lartë sesa kufiri i lejuar. Ata thanë se zbulimi ishte shqetësues por nuk përbën kërcënim të menjëhershëm për shëndetin e njerëzve.

Operatori i centralit bërthamor, Kompania e Energjisë Elektrike të Tokios, TEPCO njoftoi sot se:

"Presidenti Shimizu ështrë shtruar mbrëmë në spital, kështu që unë po flas në emër të tij. Dua t’u kërkoj ndjesë për faktin se nuk ka patur asnjë konferencë shtypi që nga 13 marsi."

Kryeministri japonez Naoto Kan i tha parlamentit dje se TEPCO kishte dështuar të bënte përgatitjet e duhura për cunamin që shkatërroi sistemin ftohës të reaktorit. Valët e dallgëve llogaritet të kenë qënë 12 metra të larta, më shumë se dyfishi i lartësisë së planifikuar kur është ndërtuar centrali.

XS
SM
MD
LG