Lidhje

Japoni: Kryeministri viziton të evakuuarit nga zonat e centralit bërthamor


Japoni: Kryeministri viziton të evakuuarit nga zonat e centralit bërthamor
Japoni: Kryeministri viziton të evakuuarit nga zonat e centralit bërthamor

Kryeministri japonez, Naoto Kan vizitoi sot rajonin e shkatërruar nga cunami, ku u takua me punëtorët në zonën bërthamore të izoluar, si dhe bisedoi me banorët e mbetur pa shtëpi nga fatkeqësia e 11 marsit.

Zoti Kan i tha të evakuuarve të grumbulluar në një shkollë të shndërruar në qendër evakuimi se qeveria do t’i mbështesë ata deri në rimëkëmbjen e plotë. Udhëheqësi japonez po ashtu vizitoi një fshat brenda zonës së izoluar, përreth uzinës bërthamore të Fukushimës, e cila shërben si bazë për ekipet e urgjencës, që përpiqen të ftohin 6 reaktorët e uzinës.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Bank Ki Moon i tha gazetarëve sot në Najrobi se gjendja në uzinë mbetet e rëndë. Punonjësit japonezë po përpiqen me të gjitha mundësitë ta kenë nën kontroll gjendjen në uzinë. Zoti Ban tha se Kombet e Bashkuara janë të gatshme të bashkëpunojnë ngushtë me Japoninë, për të përballuar krizën bërthamore, si dhe në përpjekjet e rindërtimit.

XS
SM
MD
LG