Lidhje

Japoni: Opozita bën thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Naoto Kan

  • Zëri Amerikës

Japoni: Opozita bën thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Naoto Kan

Japoni: Opozita bën thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Naoto Kan

Kryeministri i Japonisë, Naoto Kan përballet me thirrje të reja për dorëheqje nga ligjvënës të njohur të opozitës dhe të partisë në pushtet, të cilët janë të zemëruar nga përgjigja e tij pas tërmetit dhe cunamit që shkaktuan krizën bërthamore.

Udhëheqësi i partisë kryesore të opozitës Sadakuzu Tanigaki, tha sot se është koha që zoti Kan të vendosë të japë dorëheqjen si pasojë e menaxhimit të dobët të operacioneve të shpëtimit. Ai tha se vazhdimi i një udhëheqjeje të tillë në Japoni, do të ishte “një fatkeqësi e madhe” për popullin japonez.

Fillimisht kritikët e zotit Kan u përmbajtën në kritikat ndaj tij pas tërmetit me fuqi 9 ballë sipas shkallës Rihter dhe cunamit masiv që goditi ishullit japonez Honshu e që dëmtoi rëndë centralit bërthamor në Fukushima. Që atëherë, ai ka bërë thirrje për bashkëpunim ndërpartiak për të ndihmuar vendin që të rimëkëmbet nga fatkeqësia më e madhe e pas luftës. Por zoti Kan u përball me thirrje për t’u larguar nga pushteti edhe nga partia e tij në pushtet, Partia Demokratike. Kryetari i dhomës së lartë Takeo Nishioka tha se ai duhet të largohet pasi dështoi në menaxhimin e duhur të pasojave të fatkeqësisë së trefishtë që goditi vendin.

XS
SM
MD
LG