Lidhje

Japoni, rifillon shkarkimi i ujit radioaktiv nga centrali i dëmtuar


Japoni, rifillon shkarkimi i ujit radioaktiv nga centrali i dëmtuar
Japoni, rifillon shkarkimi i ujit radioaktiv nga centrali i dëmtuar

Në Japoni, teknikët rifilluan nxjerrjen me pompa të ujit radioaktiv nga uzina bërthamore e paralizuar, duke e shkarkuar atë në oqean, ku është njoftuar për nivele rrezatimi disa miliona herë më të larta se ato normale.

Zyrtarët e Kompanisë Elektrike të Tokios thanë se në oqean janë shkarkuar 2 mijë e 800 ton ujë radioaktiv. Kompania ka në plan të pompojë nga reaktori i dëmtuar 10 mijë ton ujë për t’i hapur vend një sasie tjetër uji që është shumë herë më radioaktiv dhe për të shmangur riparimet në reaktor.

Ndërkohë nga dy ndërtesa aty pranë po shkarkohen në oqean edhe 1 mijë e 500 tonë të tjera uji radioaktiv. Zyrtarët thanë dje se nivelet e jodit radioaktiv ishin 5 milion herë më të larta se ato të lejuara me ligj.

XS
SM
MD
LG