Lidhje

Dy avionë rusë hynë në hapësirën ajrore të Japonisë


Ministria e Jashtme tha se avionët hynë sot për 1 minutë në hapësirën ajrore, pranë ishullit verior Hokkaido

Japonia thotë se dy avionë luftarakë rusë hynë sot për 1 minutë në hapësirën e saj ajrore, pranë ishullit verior Hokkaido.

Ministria e Jashtme tha se ky veprim bëri që forca ajrore e Japonisë të verë në lëvizje avionë luftarakë, si përgjigje. Tokio i çoi një notë proteste Moskës lidhur me incidentin, ku thuhej se ky lloj incidenti ishte i pari në 5 vjet.

Por një zëdhënës i Ministrisë ruse të Mbrojtjes më vonë mohoi që avionët të kenë hyrë në hapësirën ajrore të Japonisë.

Ky incident ndodh pasi kryeministri japonez Shinzo Abe u zotua të zgjidhë një mosmarrëveshje 60-vjeçare me Rusinë mbi disa territore veriore.

XS
SM
MD
LG