Lidhje

Rrëzohet një helikopter amerikan në Okinava


Zyrtarë amerikanë dhe japonezë thonë se një helikopter i Forcës Ajrore amerikane është rrëzuar në ishullin Okinava në jug të Japonisë.

Autoritetet thonë se përplasja ndodhi sot pasdite në një territor trainimi pranë Kampit të Marinsave amerikanë, Hansen.

Forca Ajrore amerikane thotë se tre nga katër anëtarët e ekuipazhit të helikopterit janë gjetur dhe janë në gjendje të qëndrueshme. Anptari i katërt figuron i humbur.

Helikopteri HH-60 po kryente një mision trajnimi në kohën e rrëzimit. Autoritetet thonë se po hetojnë incidentin.
XS
SM
MD
LG