Lidhje

Mbi 41 të vdekur nga tërmeti në Japoni


Tërmete të fuqishme tronditën Japoninë gjatë dy ditëve të fundit, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 41 vetëve dhe plagosjen 2 mijë personave të tjera.

Kryeministri japonez Shinzo Abe ka shprehur shqetësim se shirat e rrëmbyer me erëra të forta po pengojnë përpjekjet e shpëtimit në ishullin Kyushu, ku janë shënuar dëmet më të rënda.

Agjencia Meteorologjike Japoneze thotë se tërmeti kryesor kishte fuqi 7 ballë, pasuar nga një pasgoditje me fuqi 5.4 ballë. Zona vazhdon të tronditet nga pasgoditjet.

Një numër ndërtesash u shembën sot, përfshirë një konvikt studentësh, ku gjetën vdekjen dy të rinj. Një zyrtar i lartë i qeverisë tha për rrjetin CNN se të paktën 23 vetë janë bllokuar në ndërtesë. Po sipas tij, 1500 vetë janë lëndurar, 80 prej të cilëve në gjendje të rëndë. Sipas njoftimeve më të fundit, numri i të plagosurve arriti në 2 mijë veta.

Dridhjet sizmike shkaktuan rrëshqitje dheu në ishullin Kyushu, duke rrëzuar shtëpi dhe bllokuar autostradën. Po ashtu një urë e rëndësishme në zonë është shembur, duke penguar trafikun me personelin e ndihmave drejt një fshati të goditur nga tërmeti.

XS
SM
MD
LG