Lidhje

Japoni: Vazhdojnë përpjekjet për të ftohur reaktorët e dëmtuar

  • Stiv Herman

Japoni: Vazhdojnë përpjekjet për të ftohur reaktorët e dëmtuar

Japoni: Vazhdojnë përpjekjet për të ftohur reaktorët e dëmtuar

Japonia po vazhdon me përpjekjet për të ftohur reaktorët e dëmtuar dhe lëndën djegëse radioaktive në centralin bërthamor të dëmtuar rëndë në pjesën verilindore të vendit.

Japonia thotë se do të duhet disa ditë para se të risillet energjia elektrike tek një reaktor ku një rezervuar që strehon lëndën djegëse ose bërthamën mund të jetë dëmtuar. Ky është njëri prej tre reaktorëve në centralin bërthamor Fukushima-1 me bërthama, për të cilat zyrtarët thonë se mund të jenë shkrirë pjesërisht. Punonjësit kanë pompuar ujë deti mbi këta reaktorë për të parandaluar ekspozimin e lëndës djegëse.

Kompania e Energjisë Elektrike "Tokyo" thotë se linjat e jashtme janë rilidhur tek objekti i dëmtuar. Kjo gjë do të mundësojë përsëri që punonjësit e centralit të monitorojnë nivelet e rrezatimit radioaktiv, të ndriçojnë dhomat e kontrollit dhe stabilizojnë procesin e ftohjes.

Hidehiko Nishijama, zëvendës-drejtori i përgjithshëm i Agjencisë japoneze Bërthamore dhe të Sigurinë Industriale, thotë se stabilizimi i reaktorit numër dy do të marrë shumë kohë.

Zoti Nishijama thotë se motori i pompës që qarkullon ujin në rezervuarin e lëndës djegëse të shpenzuar, ka pësuar difekt dhe janë porositur pjesët e kembimit.

Ndërkohë, zjarrëfikësit që po punojnë me turne për të menjanuar ekspozim të madh radiacioni po vazhdojnë të spërkatin me ujë rezervuarët e lëndës djegëse të reaktorëve ku ende nuk është vënë në punë energjia elektrike.

Shkencëtarët thonë se reaktori numër 3, i cili ka lëndë djegëse okside të përzjerë, paraqet rrezikun më të madh nga gjashtë reaktorët e centralit. Nëse kjo bërthamë shkrihet, pritet çlirimi i një mase të madhe radiacioni toksik plutoniumi.

Një sfidë tjetër serioze paraqet edhe reaktori katër. Lënda djegëse nuk ishte në bërthamën e reaktorit në kohën kur ndodhi tërmeti më 11 mars. Lënda djegëse, që paraqet rrezik radiacioni, është ekspozuar sepse çatia e ndërtesës që strehon reaktorin u dëmtua gjatë një shpërthimi.

Një cunam i shkaktuar nga një tërmet 9 ballësh shkatërroi impiantet e ftohjes së centralit bërthamor.

Kryeministri japonez Naoto Kan kishte planifikuar të vizitonte të hënën një prej komuniteteve të goditura rëndë nga fatkeqësia natyrore si dhe një bazë për punonjësit e centralit bërthamor. Por zyrtarët thanë se udhëtimi me helikopter u anulua si rezultat i motit të keq.

Shirat e rrembyera po ashtu kanë ndikuar tek përpjekjet e shpëtimit në rajonin Tohoku të goditur rëndë. Po ashtu reshjet çuan në paralajmërime të pazakonta nga zyrtarët lokalë për të mënjanuar ekspozimin ndaj shiut.

Autoritetet thonë se ndërkohë që ka nivele të ngritura të radiacionit në ajër, tokë dhe ujë, nuk ka rrezik të menjëhershëm ndaj shëndetit të njeriut.

XS
SM
MD
LG