Lidhje

Japoni, vdes krijuesi i kompakt diskut, Norio Oga

  • Zëri Amerikës

Japoni, vdes krijuesi i kompakt diskut, Norio Oga

Japoni, vdes krijuesi i kompakt diskut, Norio Oga

Në Japoni, vdiq në moshën 81-vjeçare ish ekzekutivi i firmës japoneze Soni, të cilit i njihet merita si krijuesi i kompakt diskut.

Kompania Soni njoftoi se ish presidenti i saj, Norio Oga vdiq të shtunën në Tokio. Në vitet ’50, zoti Oga ishte ankuar për cilësinë e dobët të zërit të manjetofonëve prandaj firma Sony e bindi atë të hiqte dorë nga karriera si këngëtar lirik dhe të punonte për këtë kompani.

Oga u ngrit shpejt në hierarkinë e Sonit, duke u bpërë një ndër ekzekutivët e saj. Ai ndihmoi më pas në shpikjen e kompakt diskut, me premtimin se CD-ja një ditë do të zëvendësonte shiritin manjetik dhe do të bëhej platforma kryesore për shitjen e muzikës.

Me këmbënguljen e tij, CD-ja u projektua me një diametër prej 12 centimetrash, e aftë të mbante rreth 74 minuta muzikë, të mjaftueshme për sinfoninë e Nëntë të Bethovenit. CD-ja u hodh në treg në vitin 1982.

XS
SM
MD
LG