Lidhje

Kina ia kalon Japonisë, bëhet ekonomia e dytë më e madhe e botës

  • Zëri Amerikës

Statistikat e reja tregojnë se Kina ia kaluar Japonisë, duke u bërë ekonomia e dytë më e madhe e botës pas Shteteve të Bashkuara – zhvillim që sipas analistëve përbën një hap të ri në ngritjen e shpejtë të Kinës si fuqi botërore.

Shifrat e shpallura sot nga qeveria japoneze, tregojnë se prodhimi i përgjithshëm kombëtar i vendit ishte 1,288 trilion në tremujorin e dytë, krahasuar me 1,337 trilion të arritur nga Kina.

Rritja ekonomike e Kinës ka qenë rreth 10 përqind në vit dhe me këto ritme, Kina ia ka kaluar Francës, Britanisë dhe Gjermanisë përpara se të kalonte Japoninë.

Por ekspertët thonë se do të duhen 20 vjet që Kina të arrijë Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë një prodhim të përgjithshëm kombëtar prej më shumë se 14 trilion dollarë në vit, ose tri herë më shumë se Kina.

Kina vazhdon të shtojë ndikimin e saj ekonomik global dhe është tashmë eksportuesja më e madhe në botë.

XS
SM
MD
LG