Lidhje

Japonia, masa ligjore për ndalimin e hyrjes në zonën bërthamore


Japonia, masa ligjore për ndalimin e hyrjes në zonën bërthamore
Japonia, masa ligjore për ndalimin e hyrjes në zonën bërthamore

Japonia ka njoftuar masat e para për parandalimin e hyrjes së njerëzve në një zonë 20 kilometërshe rreth centralit bërthamor të dëmtuar të Fukushimës.

Sekretari i kabinetit qeveritar Yukido Edano sot tha se masat ligjore që përfshijnë gjoba prej 1 mijë 200 dollarësh janë të nevojshme për mbrojtjen e shëndetit dhe për sigurinë e afërsisht 70 mijë banorëve të këtij rajoni. Disa persona janë kthyer në shtëpitë e tyre, pavarësisht nga paralajmërimet e zyrtarëve.

“Pas koordinimit me qeveritë komunale, ne kemi vendosur ta shpallim këtë rajon “zonë të ndaluar”, sipas ligjit të Japonisë mbi katastrofat natyrore.”

Sekretari Edano tha se do të organizohen vizita për familjet e evakuuara, që ata të shkojnë në shtëpitë e tyre për të marr gjërat me vlerë.

Nuk është e qartë se për sa kohë do të mbetet në fuqi kjo masë ligjore, por operuesi i centralit bërthamor, Kompania e Energjisë Elekrike e Tokios, ka thënë këtë javë se synon mbylljen e të gjithë reaktorëve brenda 6 deri 9 muajve. Masa për ndalimin e hyrjes në zonën bërthamore u njoftua nga kryeministri Naoto Kan gjatë vizitës që i bëri zyrtarëve dhe të evakuuarëve në prefekturën e Fukushimës, ku janë gjetur nivele të larta radioaktiviteti edhe tek bimët dhe në disa qytete jashtë zonës së evakuuimit.

“Prodhimet e Fukushimës që kanë dal në treg janë të sigurta. Dhe unë besoj se blerja dhe ngrënja e këtyre prodhimeve është një ndihmë e madhe për Fukushimën.”

Agjencia e lajmeve Kyodo ka njoftuar se kryeministri Kan ka bërë thirrje për mirëkuptim rreth urdhërit të evakuuimit gjatë takimit me guvernatorin e Fukushimës.

XS
SM
MD
LG