Lidhje

Japonia nis raketë në stacionin ndërkombëtar


Japonia nisi me sukses një raketë me furnizime në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, përfshi një robot të vogël shoqërues për një nga astronautët e këtij vendi.

Zyrtarët në Agjencinë Japoneze të Aerodinamikës thane se raketa me ushqime, ujë dhe furnizime të tjera u nis sot herët në mëngjes nga ishulli Tanegashima.

Në ngarkesë përfshihet roboti i vogël i quajtur Kirobo, i cili do të shërbejë si shoqërues për astronautin japonez Koichi Wakata, i cili do të bashkohet me ekuipazhin më vonë këtë vit.

Roboti japonez që flet është hartuar për të dhënë mbështetje emocionale njerëzve që janë të izoluar për një periudhë të gjatë kohe.
XS
SM
MD
LG