Lidhje

Japoni: Përpjekjet e shpëtimit pas aksidentit


Zyrtarë në Japoni thonë se sot në mëngjes në perëndim të Tokios u shemb një tunel, duke vrarë të paktën 3 persona. Numri i të vdekurve mund të jetë edhe më i madh, sepse disa vetë figurojnë të zhdukur.

Kronikat televizive paraqisnin tymin e zi që dilte nga tuneli Sasago 4,7 kilometra i gjatë, rreth 80 kilometra në perëndim të Tokios. Zjarrfikësit i shuan flakët rreth tri orë pasi ndodhi aksidenti, por ekipeve të shpëtimit iu desh t’i ndërprisnin punimet nga frika e një shembjeje tjetër. Zyrtarët thanë se dy njerëz u çuan në spital me plagë të parrezikshme për jetën.
XS
SM
MD
LG