Lidhje

Zv/ambasadori amerikan në Kakavijë


Edhe Zëvendës ambasadori amerikan në Shqipëri, Henry Jardine u prononcua sot lidhur me çështjen e demontimit te armëve kimike siriane.

Gjatë një vizite në Gjirokastër ai iu përgjigj interesimit të gazetarëve mbi shqetësimin e opinionit publik në Shqipëri mbi këtë çështje.

“Procesi i shkaterrimit të armëve kimike siriane është një proces ndërkombëtar, me nivelin më të lartë të sigurisë dhe të kontrollit”, deklaroi zoti Jardine.

Zv ambasadori amerikan në Tiranë pohoi më tej se kjo çështje do të trajtohet me standardet më të larta të sigurisë dhe të mbikëqyrjes”. Zoti Jardin i bëri deklaratat e sotme pas një takimi të zhvilluar me pjesëtarë të policisë kufitare shqiptare të Kakavijës, pika më e madhe që lidh Shqipërinë me Greqinë.

Zëvendës Ambasadori u dorëzoi certifkat e vlerësimit nga qeveria amerikane disa pjesëtarëve të policisë, të cilet kane shënuar tregues të lartë të luftës ndaj trafiqeve dhe sidomos bllokimit të lëndëve narkotike.

Zëvendës ambasadori amerikan tha se qeveria e Shteteve te Bashkuara do të vijoje ta mbështese policinë shqiptare në përballjen e saj me trafiqet dhe format e krimit në kufi.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG