Lidhje

Zhvillimet e javës në Uashington


Kongresi amerikan rifillon nga puna pas pushimeve me rastin e festave të fundvitit. Siç vihet në dukje në materialin në vazhdim, rikthimi i përfitimeve për më shumë se 1 milion të papunë amerikanë do të jetë mes çështjeve të para që do të shqytrohen nga Senati me shumicë demokrate.

Amerikanët e papunë për më shumë se 26 javë morën çekun e fundit të papunësisë para një jave.

“Kam pagesa për të bërë dhe tani nuk kam të ardhura për t’i bërë ato”.

Udhëheqësi i shumicës demokrate në Senat, Harry Reid ka planifikuar një votim sot mbi një projekt-ligj për të ripërtërirë kompensimet për të paunët afat gjatë edhe për 3 muaj. Projekt-ligji duhet të mbështetet nga të dyja partitë në mënyrë që të miratohet.

“Debatet politike mbi këtë çështje janë shumë të ashpra. Të papunët për një kohë të gjatë janë demokratë dhe republikanë”.

Kjo përpjekje mbështetet nga Presidenti Barack Obama.

“Ne nuk i braktisim bashkëatdhetarët tanë në kohë të vështira. Ne i mbështesin ata deri sa të fillojnë një punë të re. Nëse amerikanët nuk mund të paguajnë detyrimet dhe të blejnë gjërat bazë, si ushqime dhe veshmbathje, bizneset lokale dëmtohen dhe punësojnë më pak njerëz”.

Edhe nëse projekt-ligji miratohet në Senat, votimi pro në Dhomën e Përfaqësuesve, e kontrolluar nga republikanët, nuk është aspak i sigurtë. Shumë ligjvënës republikanë shqetësohen rreth ndikimit mbui buxhetin të një zgjatjeje tjetër të përfitimeve të papunësisë dhe ndikimit tek ata që kërkojnë punë.

“Mendoj se është gabim që të marrin hua nga Kina ose të shtypim më shumë monedha për të paguar për papunësinë. Nuk jam kundër sigurimeve për të papunët, por sa më afat gjatë të jenë këto sigurime aq më pak iniciativë kanë këta njerëz që tëkërkojnë punë”, thotë Senatori Rand Paul.

Demokratët shikojnë përfitime ekonomike nëse përfitimet nga papunësia zgjaten, madje ata shikojnë edhe përfitime politike nëse angazhohen në një betejë për këtë çështje, pavarësisht nëse fitojnë apo jo. Thomas Mann është analist në Institutin Brookings.

“Mendoj se kjo është një çështje tepër e debatueshme, por edhe një çështje politike mbi të cilën republikanët do të përpiqen të gjejnë një mënyrë për ta miratuar atë. Është shumë jo popullore që njerzve t’u mohohet një farë mbështetjeje gjatë këtyre kohëve të vështira”.

Ndërkohë, republikanët shpresojnë ta mbajnë vemendjen e publikut të përqëndruar tek problemet fillestare lidhur me ligjin e kujdesit shëndetsor të Presidentit Obama.
XS
SM
MD
LG