Lidhje

Jeb Bush turne në Evropë


Jeb Bush bëri thirrje për lidhje më të ngushta tregtare dhe sigurie me Evropën gjatë një fjalimi në Berlin, ndalesa e tij e parë e një turneu pesë ditor, për të testuar mbështetjen në politikën e jashtme, para se të shpallë kandidaturën për president të hënën në Majami.

Udhëtimi i zotit Bush në Evropë, që do të përfshijë ndalesa edhe në Poloni dhe Estoni, vjen disa ditë para se ai të fillojë fushatën për të siguruar emërimin e Partisë Republikane.

Duke iu drejtuar gati 2 mijë politikanëve dhe biznesmenëve në një konferencë për ekonominë të organizuar nga partia konservatore e kancelares Angela Merkel, zoti Bush u prit ngrohtësisht, por jo në të njëjtën mënyrë siç u prit në vitin 2008 senatori i atëhershëm Barack Obama në Tiergarten me më shumë se 200 mijë njerëz që e brohorisnin.

Zonja Merkel mori pjesë gjithashtu në konferencë, pak pasi zoti Bush përfundoi fjalimin e tij dhe i shtrëngoi dorën duke u duartrokitur nga audienca.

"BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara kanë një interes të përbashkët për hapjen e qëndrueshme të tregjeve në mbarë botën”, tha zoti Bush në fjalimin e tij.

"Kjo është një arsye përse ne duhet të kemi një plan serioz për të përfunduar Parteneritetin e Investimeve dhe Tregëtisë Transatlantike”, tha ai duke iu referuar një marrëveshjeje tregëtare mes SHBA dhe BE-së që po negociohet.

Për sigurinë globale, zoti Bush theksoi rëndësinë e rolit të aleancës Natos, 70 vjet pasi Shtetet e Bashkuara dhe Evropa perëndimore filluan të ndërtojnë aleancën e pas-luftës.

Jeb Bush është përpjekur të distancojë veten nga vëllai i tij George W. Bush, që mund të jetë presidenti amerikan më pak popullor në Gjermani që nga Lufta e Dytë Botërore, kryesisht për shkak të vendimit të tij për të ndërhyrë në Irak në vitin 2003.

XS
SM
MD
LG