Lidhje

Jemen: 11 militantë të al-Kaidës vriten nga sulme ajrore

  • Zëri Amerikës

Zyrtarët në Jemen thonë se dy avionë të telekomanduar amerikanë kanë vrarë të paktën 11 militantë të al-Kaidës në jug të vendit.

Zyrtarët lokalë jemenas thonë se të paktën një nga militantët ishte shtetas egjiptian.

Uashingtoni nuk ka pranuar të konfirmojë se kishte organizuar sulmet e realizuara dje.

Operacionet me avionë të telekomanduar janë shtuar në pjesën jugore të Jemenit që kur presidenti i ri i vendit mori pushtetin në muajin shkurt.

Sulmet e djeshme u kryen një javë pasi zyrtarët thanë se goditje ajrore amerikane lanë të vrarë një udhëheqës të lartë të al-Kaidës në këtë vend.

XS
SM
MD
LG