Lidhje

Jemen: Bën betimin qeveria e bashkimit kombëtar


Jemen: Bën betimin qeveria e bashkimit kombëtar
Jemen: Bën betimin qeveria e bashkimit kombëtar

Nënpresidenti i Jemenit i bëri thirrje anëtarëve të qeverisë së re të bashkimit kombëtar të heqin dorë nga dallimet e tyre politike dhe të përqëndrohen në çështjet kryesore të vendit.


Abd al-Mansur Rabuh Hadi i bëri këto komente sot, menjëherë pasi qeveria e re u betua zyrtarisht gjatë një ceremonie në kryeqytetin e vendit, Sana.


Sipas agjensisë shtetërore të lajmeve SABA, ai gjithashtu tha se detyra e parë e qeverisë është të krijojë një atmosferë ku mund të bëhet pajtimi.


Kabineti prej 35 anëtarësh drejtohet nga politikani veteran Mohammed Basindwa. Postet ministeriale janë të ndara në mënyrë të barabartë mes partisë së presidentit Saleh dhe opozitës.

XS
SM
MD
LG